Lajme

“Hashim Thaçin nuk arriti ta arrestonte as Serbia, Kurti po e kërcënon publikisht atë”

04/30/2020 11:08
nga:Norë Kelmendi

Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, përmes një postimi në “Facebook”, thënë se Kurti si kryeministër i shkarkuar, Albin Kurti në fakt nuk do as debat me presidentin Thaçi

Sipas Behramajt, derisa Kurti thotë që me veti i merr edhe Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë, atëherë ai publikisht po e kërcënon me arrestim edhe kreun e shtetit.

Shkrimi i plotë:

Si kryeministër i shkarkuar, Albin Kurti në fakt nuk do as debat me presidentin Thaçi. Deri sa thotë që me veti i merr edhe Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë, atëherë Kurti publikisht po e kërcënon me arrestim edhe kreun e shtetit!

Shteti i Serbisë me tërë aparatin e sigurisë dhe zbulimit e kishte kërkuar plot një dekadë Hashim Thaçin dhe nuk kishte arritur ta arrestonte. Madje, ai fletarrest ende është në fuqi dhe aktivisht kërkohet arrestimi i tij prej Serbisë. Ndërsa, në anën tjetër, Albin Kurti është falur direkt nga Koshtunica. Madje, çuditërisht, është i faluri i vetëm nga 489 shqiptarët që mbaheshin të burgosur në Serbi pas përfundimit të luftës. Pra, dallimi është shumë i qartë!

Si kryeministër i shkarkuar, Albin Kurti në fakt nuk do as debat me presidentin Thaçi. Deri sa thotë që me veti i merr…

Publiée par Adil Behramaj sur Jeudi 30 avril 2020

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!