Lajme

Hashim Thaçi uron ditën e komunitetit turk, “Do të vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie strategjike me Turqinë”

04/23/2019 13:13
nga:A. R.

23 prilli shënon ditën e komunitetit turk. Me këtë rast, edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ka uruar popullin turk në Kosovë, duke i falendëruar dhe premtuar mbështetje të mëtutjeshme atyre, shkruan Gazeta Blic.

“Sot, në Ditën e Komunitetit Turk, shpreh mirënjohje time për kontributin e vazhdueshëm të tyre në të gjitha fazat e shtetndërtimit, forcimit të institucioneve, bashkëjetesës dhe besimit në shtetin e Kosovës”, është shprehur Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Presidenti më tutje ka shtuar se do të vazhdoj bashkëpunimi me popullin turk në Kosovë, duke dëshmuar kështu që Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj.

“Përmes komunitetit turk në Kosovë, ne do të vazhdojmë t’i kultivojmë edhe më tej marrëdhënie strategjike me Turqinë. Urime të gjithëve!”, ka përfuduar i pari i vendit. /GazetaBlic/

11/13/2019 14:04

Thaçi: Kraja i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta