Lajme

“Hashim Thaçi do t’i prishë të gjitha koalicionet!”

05/15/2017 21:11
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Astrit Gashi në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova ka theksuar se ka një arsye pse deri më sot nuk i dijmë koalicionet e mundshme.

Kjo sipas tij po ndodhë, për faktin se nëse do të diheshin koalicionet, do të ishte Hashim Thaçi, ai i cili do ta prishte ato koalicione, raporton Gazeta Blic.

“Deri nesër deri në 12 të natës nuk do t’i dijmë koalicionet. Kjo nga rreziku që Hashim Thaçi të ndërhyjë, t’i prish koalicionet, dhe të maroj koalicione të reja”, tha ai.

Gashi ka thënë se e sheh të mundshme koalicionin ndërmjet LDK-së e Alternativës.

Ai ka thënë se sot nuk ka frymë, që të ndodhë ndryshimi.

10/16/2019 19:16

Kjo është koha kur pritet certifikimi i rezultateve