Lajme

‘Hashim Thaçi, ti je gjarpër mes grevistëve – kuku për ty more Ramush Haradinaj me kënd ke punë’

01/29/2019 16:33
nga:Gazeta Blic

Aktori, Çun Lajçi e ka quajtur turp të kufirit me Malin e Zi dhe faqe të zezë të bisedimeve me Serbinë, presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.

Në një postim që e ka bërë publik në llogarinë e “Facebook”, ai i është drejtuar presidentit me epitetin “Gjarpër” derisa e ka akuzuar se ka hyrë në mes të grevistëve ‘e po i helmon’, shkruan GazetaBlic.

Lajçi madje i është drejtuar edhe kryeministrit, Ramush Haradinaj duke i thënë “kuku për ty me kënd ke punë“.

Ky është shkrimi i tij i plotë që e ka bërë publik në “Facebook”:

Z. President

Ti je marrja e kufirit me Malin e Zi dhe Ti je faqja e zezë e bisedimeve me Serbinë!

Tani je gjarpri që je hi mes grevistëve: Kirurgëve, arsimtarëve dhe shërbyesve civil e pret t’helmohet Kosova nga helmi yt!

Mjeri unë që jam shqiptarë e mjerë shqiptarët që manipulohen prej teje për një copë bukë e kuku për Ty Ramush Haradinaj me kënd ke punë!
Heu po popull i untë e i nemun paskemi qenë more Zot!

/ © GazetaBlic /

05/09/2020 16:33

Çun Lajçi: U pafshim në zgjedhje Albin, t’kam dashtë jo ma pak se Ibrahimin e Ramushin