Lajme

Hashim Thaçi nga Haga: Askush s’mund ta rishkruajë historinë, ky është çmimi për Pavarësinë

07/13/2020 13:06
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Kosovës ka folur nga Haga, raporton Gazeta Blic.

“Jam i gatshëm të përballem me të gjitha akuzat, për djalin tim, familjen time, popullin dhe vendin tim. Kjo është një çmim për lirinë. Unë besoj te paqja, e vërteta dhe drejtësia. Besoj te dialogu dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me të gjithë. KOSOVA është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar”.

“Askush s’mund ta rishkruajë historinë, ky është çmimi për Pavarësinë”, ka theksuar ai.

Pritet që ai të dalë para prokurorëve special.

Në aktakuzën e publikuar nga Gjykata Speciale, ai bashkë me Veselin akuzohen për rreth 100 vrasje.

Hashim Thaçi nga nisja për në “Shtëpinë e Bardhë”, e deri tek paraqitja para Dhomave të Specializuara