Lajme

Hashim Thaçi: Krimi në Krushë të Madhe ndër krimet më të rënda të shtetit të Serbisë

03/26/2020 10:03
nga:Y I

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën në Krushë të Madhe, në 21 vjetorin e saj.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se para 21 vjetëve, për tri ditë me radhë, forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banorë të pafajshëm, duke shkaktuar plagë të pashërueshme deri më sot.

Tutje Thaçi potencon se dhe pas dy dekadash autorët e krimeve, tokës së djegur, masakrave gjithandej Kosovës, gjenocidit dhe dëbimit masiv të popullatës shqiptare, nuk u vunë para drejtësisë, as vendore as ndërkombëtare.

“Krimi në Krushë të Madhe hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë”.

Postimi i plotë: