Lajme

Bahtiri: “Hashim Thaçi do të japë dorëheqje për shkak të Speciales“

01/22/2020 23:01
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është lidhur direkt në T7 dhe ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të japë dorëheqje.

Në emision është e ftuar Hykmete Bajrami dhe po debatohet për krijimin e qeverisë së re.

“Nuk bën të kthehet më posti i kryeparlamentarit”, ka thënë Bahtiri.

“Po të hiqte dorë VV’ja tani nga kryeparlamentari, atëherë LDK do duhej të ia kthente përsëri pas 6 muajve”, shtoi ai.

Kur u pyet se pse pas gjashtë muajve e jo deri në përfundim të mandatit të Thaçit me 2021, Bahtiri tha se kjo për shkak të Gjykatës Speciale.

“Presidenti do të japë dorëheqje për shkak të Speciales”, shpjegoi Bahtiri.

“Thaçi edhe ashtu nuk do të mund të funksiononte në një qeverisje të udhëhequr nga Kurti”.

Paralajmërimi i Hashim Thaçit: Nën lidershipin e Trump do të arrihet marrëveshja finale me Serbinë

06/22/2020 10:14

Agim Bahtiri: Thaçi do ta rrëzojë qeverinë Hoti, sapo t’i arrijë marrëveshjet me Serbinë