Lajme

Hashim Thaçi arrin në Berlin, nuk e përmend as Luginën, e as shkëmbimet territoriale

04/28/2019 20:28
nga:A. R.

Pak momente më parë ka arritur në Berlin i pari i Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, i cili me ftesën e kancelares gjermane,  Merkel dhe presidentit francez Marcon, do të marrë pjesë së bashku me kryeministrin Haradinaj në mbledhjen e nesërme të Samitit të Berlinit, shkruan GazetaBlic.

Duke u shprehur optimist për mbledhjen e nesërme, ku do të diskutohet edhe për Kosovës, Thaçi ka thënë se ecja e Kosovës përpara është e rëndësishme për Ballkanin.

“Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë! HTH”, ka shkruar presidenti në llogarinë e tij në Facebook, duke treguar se ka arritur, pothuajse në të njëjtën kohe me kryeministrin Haradinaj. /GazetaBlic/

11/13/2019 14:04

Thaçi: Kraja i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta