Lajme

“Hasha e Aca po ia grahin në të veten, për të zezë tonen”

11/08/2018 22:33
nga:Gazeta Blic

Publicisti Adriatik Kelmendi, ka reaguar ndaj takimit të sotëm ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit.

Ai në një shënim në Facebook tha se ata do të takohen sërish, derisa fajësoi opozitën kosovare për mosveprimin e saj, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Pra, gjendja është kjo:

Sot Hasha e Aca u takuan prapë në Bruksel dhe për këtë treguan vetëm 2 ditë më parë.
Aca dhe Hasha do të takohen sërish të dielën në Paris.

Gjatë ditës u tha se takimet e “fazës finale” të Hashës e Acës do të mbahen çdo 2 javë.
Aca ka opozitë krejt të vockël në Serbi.

Hasha ka opozitë shumë të madhe në Kosovë.
Por opozita në Kosovë është bashkëpërgjegjëse përse Hasha takohet pa mandat nga Kuvendi me Acën.

Është hajgarallëk që opozita të kërkojë ndalimin e turrit të Hashës pë ta takuar Acën kurse lideri i një partie nuk shkon fare në Kuvend për të votuar, e 4 deputetë të tjerë po ashtu kanë punë më të mençura.

As për mbajtje zgjedhjesh nuk janë votat. As për rezoluta s’po ka seriozitet.

Mbetet të kornizohet dialogu – platformë për bisedimet. E në e Ekip Negociator ose të hyjnë të gjithë, ose të ketë edhe opozitë.

Ose të binden partitë e pushtetit të shkohet në zgjedhje dhe pastaj të bëhet edhe Ekipi Negociator.

Por, in a meanwhile, Hasha e Aca po ia grahin krye në vete! Kjo klasë politike po ua mundëson, për faqe të zezë tonën!

Përndryshe, sonte në Rubikon ambasadori i Francës tha se shteti i tij nuk ka vija të kuqe as për korrigjim kufijsh. Go figure!