Lajme

Hasani: Pa media të lira Kosova nuk mund ti bashkohet shoqërive perëndimore

05/03/2018 08:47
nga:A. R.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka uruar gazetarët në ditën e lirisë së shtypit.

Hasani ka vlerësuar se liria e shtypit siguron ndërtimin e një shoqërie dhe shtetit demokratikë.

Ai ka theksuar se pa media të lira Kosova nuk mund ti bashkohet shoqërive perëndimore.

“Liria e shtypit është vlerë që shtyn përpara ndërtimin e shoqërisë dhe shtetit.

Gazetarët janë gur themel demokracisë dhe ne si Kosovë duhet t’u ofrojmë gjithë hapësirën e nevojshme që ata të mund të kryejnë misionin e tyre.

Pa media të lira, të cilat raportojnë dhe godasin të metat në shoqërinë tonë, Kosova nuk mund t’i bashkohet shoqërive perëndimore.

Urime, Dita e Lirisë së Shtypit!” ka shkruar ministri Hasani në facebook.

 

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka paralajmëruar protestë me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”.

AGK përmes kësaj ftese po ashtu ka shfaqur orientimin e saj për të përmirësuar dhe rritur bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” prej orës 11:00. /GazetaBlic/