Harry Maguire thotë se lojtarët e Anglisë ndihen sikur “duhet ta fitojnë këtë turne” në Katar.
Djemtë e Gareth Southgate po përgatiten për një çerekfinale të vështirë kundër kampionëve në fuqi, Francës, të shtunën në stadiumin Al Bayt, ku fituesi do të kalojë për në gjysmëfinale, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mendoj se ne vërtet besojmë se është e mundur ta fitojmë Kupën e Botës”, tha Harry Maguire.
“Kam luajtur në vitin 2018 dhe arritëm në gjysmëfinale dhe mendoj se shumë djem ishin të lumtur. Unë mendoj se tani ekziston një besim se ne duhet ta fitojmë këtë turne. Është një ndryshim i mirë në mentalitet.
“Sigurisht, ne e dimë se sa e vështirë do të jetë. Mendoj se ndoshta janë pesë apo gjashtë ekipe me të njëjtin besim”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport