Sporti

Harry Kane, zëvendësuesi i mundshëm i Lewandowskit tek Barcelona

11/12/2025 15:13
nga:Mergim Rreci

Barcelona e ka identifikuar Harry Kane si objektivin e tyre kryesor për të zëvendësuar Robert Lewandowski-n.

Kampionët spanjollë e shohin kapitenin 32-vjeçar të Anglisë si pasardhësin ideal të polakut 37-vjeçar, kontrata e të cilit skadon në qershor, transmeton GazetaBlic Sport.

Barcelona thuhet se është gati të aktivizojë klauzolën e lirimit në kontratën e Kane me Bayern Munich që do t’i lejonte atij të largohej për rreth 60 milionë euro verën e ardhshme, raporton The Guardian .

Kane ka dëshmuar të jetë një sukses i madh te Bayern që kur u bashkua nga Tottenham për më shumë se 100 milionë euro në gusht 2023. Sulmuesi anglez ka shënuar një shifër të pabesueshme prej 108 golash në 113 paraqitje dhe në shtator u bë lojtari më i shpejtë i këtij shekulli që shënon 100 gola për një klub në njërën nga pesë ligat më të mira të Evropës.

/GazetaBlic Sport/