Sporti

Harry Kane – Real Madrid vjen lajmi i madh nga Anglia

01/11/2018 19:28
nga:Y.K

Kane bën pjesë në planet afatgjate të Tottenhamit. Klubi anglez nuk ka ndërmend të heqë dorë nga bomberi anglez që kërkohet me ngulm nga Real Madridi.

Daniel Levy, presidenti i Tottenhamit, ka folur për interesimin e Real Madridit për sulmuesin Harry Kane.

Duke mos përmendur emra, numri një i klubit anglez tha se gjithë lojtarët që dëshirojnë t’i mbajnë për sezonin e ardhshëm, do ta veshin fanellën e Tottenham, pa marrë parasysh shifrat marramendëse që mund t’i ofrojnë rivalët për futbollistët, veçohet ajo për Kane, që raportohet të shkojë deri në 200 milionë euro.

“Mund të ju siguroi se të gjithë lojtarët që ne duam t’i mbajmë, do të luajnë në Tottenham sezonin e ardhshëm; jam 100% i sigurt”, këto komente Levy i bëri për Sky Sports gjatë përcjelljes nga afër të punimeve që po bëhen në stadiumin e ri të Tottenhamit.

09/20/2018 19:23

‘Los Merengues’ për titullin e 14-të në Champions League