Sporti

Harry Kane mori “Këpucën e Artë”: E rëndësishme është të fitojmë trofe

08/28/2024 12:20
nga:Lorik J

Golashënuesi i Bayern Munichut – Harry Kane, mori çmimin “Këpuca e Artë” për golashënuesin numër 1 në Evropë për sezonin e kaluar.

Kane shënoi 44 gola në të gjitha garat në sezonin e tij debutues për bavarezët, 36 prej tyre në Bundesligë.

Megjithatë, Bayern nuk arriti të fitojë një trofe, duke i dhënë fund serisë së tyre prej 11 titujsh radhazi gjermanë.

“Dua të vazhdoj rrugën që kam filluar sezonin e kaluar, por e rëndësishme është të fitojmë trofe. Ne duam të kemi sukses si ekip”, ka thënë sulmuesi në ceremoninë në muzeun e klubit të Bayernit, ku ka marrë “Këpucën e Artë”.

/GazetaBlic Sport/