Lajme

Haradinajt – Kusari Liles: Keni vallëzuar para Gadafit!

12/07/2017 17:15
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar deputeten e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, se ka vallëzuar para ish-diktatorit të Libisë, Muamar Gadafi.

Ky deklarim i Haradinajt, ka ardhë si kundërakzuë ndaj deputetës Kusari Lila, e cila tha para deputetëve se Haradinajt është duke u shprehur në mënyrë jo korrekte. “Kryeministër e keni ulur gjuhën, jeni për keqardhje” u shpreh Kusari Lila.

Pas kësaj, reagoi kryeministri Haradinaj i cili në mënyrë ironike ndaj deputetes së Alterantivës tha se do të dëmtohen shumë marrëdhëniet me ndërkombëtarët nëse ato do t’i ruanin duke vallëzuar me ta.

“E kam prishur gjuhën. Fola për aftësitë tuaja për vallëzimin para Gadafit. Unë nuk di të vallëzoj para Gadafit. Marrë pjesë në evente festive por nuk di të vallëzoj si duhet. E nëse ruhen marrëdhëniet me miqtë duke vallëzuar, ne krejt llam do t’i bëjmë”, deklaroi Haradinaj.

Ndryshe, kjo seancë plenare ka qenë e ftuar me pikën e rendit të ditës për shqyrtimi i programit të Qeverisë 2017-2021.

“Gazeta Blic” është duke e transmetuar direkt këtë seancë në faqen zyrtare në “Facebook”