Lajme

Haradinaj: Zyrtarët amerikanë e gjerman nuk kanë ardhë vetëm për taksën!

03/14/2019 20:45
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që vizita e fundit e zyrtarëve të lartë amerikanë dhe atyre gjerman, nuk ka të bëjë vetëm me taksën. Ai ka deklaruar se ata po vijnë për shkak se Kosova është temë bilaterale e çdo vendi, njofton Gazeta Blic.

Kryeministri Haradinaj, tha që taksa nuk është problem për ta por që është pengesë për dialog.

“Në fakt ata vijnë për dy qëllime, njëra sepse Kosova është teme bilaterale e çdo vendi, Amerikës, Gjermanisë dhe Britanisë se Madhe, pastaj vijnë edhe për dialogun dhe kuptohet që edhe për taksën sepse kjo ka ndikim në dialog. Ata na kanë kritikuar për taksën, kanë thënë që po e pengon dialogun”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini, raporton Gazeta Blic.

Ai bëri me dije, se presidenti serb ka vendosur kusht që taksa duhet të hiqet në mënyrë që të vazhdohet me dialogun.

“Presidenti serb, ka vendosur kusht heqjen e taksës që të vazhdohet me dialog, ata kanë deklaruar se me taksën në fuqi, nuk do të kthehen në dialog”, tha ai.

/GAZETA BLIC./

05/27/2019 00:36

Zgjedhjet evropiane: Këto janë rezultatet e deritashme!