Lajme

Haradinaj: Vota për qeverinë e re, votë për Kosovën

06/03/2020 09:13
nga:E Sh

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria e cila do të votohet sot nga Parlamenti i Kosovës, është jetike për vendin.

Haradinaj shtoi se ekonomia është arsyeja më e fortë pse tani vendit i duhet një qeveri me legjitimet të plotë.

“Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin. Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie”.

Kreu i AAK-së theksoi se vota për qeverinë e re është votë për Kosovën.

“Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet! Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!”.

Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin. Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mardi 2 juin 2020