Lajme

Haradinaj vlerëson lart tolerancën ndërfetare në Kosovë

11/09/2017 19:06
nga:D.I

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Shan Zefi.

Ata e uruan kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit të Kosovës, duke vlerësuar me këtë rast vullnetin dhe energjinë e madhe që po e dëshmon kryeministri në përmbushjen e agjendës shtetërore.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi kontributin e Ipeshkvisë së Kosovës në të gjitha etapat e historisë së Kosovës si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Shoqatës Bamirëse “Nëna Terezë” para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, njëherësh kryeministri vlerësoi lart tolerancën ndërfetare në Kosovë.

Përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, falënderuan kryeministrin për pritjen, duke ofruar bashkëpunim të gjithanshëm në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave njerëzore në Kosovë.

11/20/2017 17:39

Ky është personi i vetëm që kryeministri Haradinaj, e ndjek në instagram (FOTO)