Lajme

Haradinaj vazhdon të krenohet me taksën 100%

12/04/2019 19:13
nga:B. D

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është krenuar edhe njëherë me vendimin që mori një vit më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, duke vendosur taksën prej 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka konsideruar si lajm të mirë publikimin e hulumtimit “Taksa 100” nga AKB që sipas këtij hulumtimi Kosova ka përfituar në shumë aspekte nga kjo taksë e vendosur.

Ai ka shkruar se vendimi për taksën 100% ka qenë njëri prej vendimeve më të rëndësishme që ka marrë sepse me këtë vendim është rritur prodhimi, ekonomia në vendin tonë dhe kjo ka qenë synimi i tij në krye të qeverisë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Lajm i mirë publikimi i hulumtimit “Taksa 100” i realizuar nga Agjencia Kosovare e Bizneseve, i cili konstaton se Kosova nga ky vendim ka përfituar shumë si në aspektin ekonomik, diplomatik, politik dhe negociues.

Taksa 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina, ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme që kemi marrë si Qeveri dhe falë kësaj, ne kemi orientuar ekonominë dhe bashkëpunimin tonë, me shtete partnere si Gjermania, që tani është importuesi më i madh në vend.

Është inkurajues fakti që sipas këtij hulumtimi, konstatohet se taksa 100% ka rrit prodhimin vendor, punësimin, por edhe besimin në produktet tona, dhe ky ka qenë një nga synimet e mia si kryeministër, që ta zhvillojmë ekonominë e vendit, duke e rritur prodhimin vendor dhe duke hapur vende të reja pune.

RH

Lajm i mirë publikimi i hulumtimit "Taksa 100" i realizuar nga Agjencia Kosovare e Bizneseve, i cili konstaton se Kosova…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mercredi 4 décembre 2019

06/16/2020 16:22

​Haradinaj: AAK-ja ka bërë vepra të mëdha që janë ne themelet e shtetit