Lajme

Haradinaj uron Zvicrën për Ditën Kombëtare të Konfederatës

08/01/2020 09:54
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën Kombëtare të Konfederatës Zvicerane ka uruar Zvicrën dhe popullin zviceran, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj thotë se Zvicra është shtëpia e dytë e shumë shqiptarëve  dhe një përkrahëse e madhe në procesin e krijimit dhe shtetndërtimit të Kosovës .

“Me dekada ishte strehë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Të përndjekur nga okupimi, ata gjetën aty lirinë e shprehjes dhe veprimit, në dobi të organizimeve të shumta që edhe ne të jemi të barabartë me popujt e tjerë europian.Sot, Zvicra është shtëpi e dytë e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët me angazhimin e tyre, janë pjesë e pandashme e sukseseve dhe përparimit të saj, qoftë në rrafshin politik, ekonomik, kulturor dhe sportiv.Padyshim, Zvicra ishte dhe mbeti përkrahëse e jashtëzakonshme, në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, aleate e jona e veçantë dhe historike”

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane, uroj përzemërsisht institucionet dhe popullin zviceran në ditën më të rëndësishme për ta.
Mbi shtatë shekuj shtet, Zvicra është një storie suksesi. Me dekada ishte strehë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Të përndjekur nga okupimi, ata gjetën aty lirinë e shprehjes dhe veprimit, në dobi të organizimeve të shumta që edhe ne të jemi të barabartë me popujt e tjerë europian.
Sot, Zvicra është shtëpi e dytë e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët me angazhimin e tyre, janë pjesë e pandashme e sukseseve dhe përparimit të saj, qoftë në rrafshin politik, ekonomik, kulturor dhe sportiv.
Padyshim, Zvicra ishte dhe mbeti përkrahëse e jashtëzakonshme, në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, aleate e jona e veçantë dhe historike.Urime!RH