Lajme

Haradinaj uron Merkelin për mandatin e katërt

03/04/2018 19:02
nga:M H

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar kancelares gjermane, Angela Merkel, mandatin e katërt në krye të Qeverisë së Gjermanisë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj i ka shprehur urimet e tij të sinqerta për mandatin e katërt me radhë kancelares Merkel.

“Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, dhe perspektivës euroatlantike të saj. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’a thellojë edhe më shumë marrëdhënien tonë strategjike, sidomos tani me koalicionin e madh gjerman”, ka shkruar Haradinaj.

Urimi i kryeministrit të Kosovës vjen pas publikimit të lajmit se anëtarët e Partisë Social-Demokrate (SPD) të Gjermanisë i kanë thënë po një koalicioni të madh me Unionin Kristian-Demokrat (CDU) të kancelares Merkel.

Kjo votë e SPD-së i hap rrugën kancelares Angela Merkel që ta drejtojë Qeverinë e re dhe ky do të ishte mandati i katërt me radhë i saj në krye të Qeverisë së ekonomisë më të fuqishme europiane.

 

 

12/19/2018 00:26

Historia prekëse: Mamaja rrëfen se si u detyrua ta abortoj bebën 16 javëshe