Lajme

Haradinaj: Ulemi të bisedojmë me Serbinë, por si shtet e jo si krahinë

05/25/2017 14:54
nga:A. R.

Kandidati për kryeministër nga PDK, AAK e Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia nuk do të ekzistojë në Kosovë.

“Ne s’kemi ndonjë problem për projektet për Serbi. Serbia nuk do të ekzistojë më në Kosovë. Ulemi të bisedojmë me të gjithë por si shtet në vete, jo si krahinë”, ka thënë Haradinaj gjatë vizitës së tij të ditës së sotme në Pejë, njofton Klan Kosova.

Kjo përgjigje e Haradinajt erdhi si reagim ndaj deklaratës së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq i cili kishte thënë se Serbia është e brengosur për mundësinë e zgjedhjes së Haradinajt në krye të Qeverisë së ardhshme të Kosovës.

04/03/2020 13:22

Miroslav Lajçak: Kush është ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi?