• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haradinaj tregon pse u formua Ushtria pikërisht sot!

12/14/2018 22:15
nga:Gazeta Blic

Sonte në edicionin special të emisionit “Blic Interview” me Astrit Gashin, ka qenë i ftuar Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Në këtë intervistë, Haradinaj ka sqaruar arsyen për të cilën është caktuar pikërisht data 14 Dhjetor për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, datë kjo në të cilën 20 vite më parë ra heroikisht komandant Mujë Krasniqi së bashku me 40 luftëtarë të UÇK-së, në një pritë nga forcat serbe, afër kufirit Kosovë-Shqipëri.

“Është arritje logjike kohore, koincidon edhe me rënien e një komandanti të shquar të UÇK-së, Mujë Krasniqin të cilin kam pasur nder ta njoh atë, vëllain e tij e plot bashkëluftëtarë por është arritje kohore, çdo datë kur vendoset për ushtrinë pra, kjo e sotmja është datë e të gjithëve, pra nuk është e njërit ose nuk është e vetëm, por është për të gjithë”, ka thënë ai.

Intervista po transmetohet drejtpërdrejt në televizionin Klan Kosova, në portalin gazetablic.com si dhe në faqen zyrtare të Gazetës Blic në Facebook.

04/26/2019 07:52

Dëbimi i shtetasve turq, sot Thaçi raporton para Komisionit hetimor