Lajme

Haradinaj thotë se taksën mund ta heqin ata që shqetësohen për zemrën e Vuçiqit

11/21/2019 18:40
nga:B. D

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke folur për efektin e taksës e cila u vu sot një vit, ka thënë se nuk duhet bërë më fushatë për heqjen e saj.

Madje si me ironi, ka thënë se kjo është e pakuptimtë, veç nëse dikush dëshiron me ia kënaqë zemrën Vuçiqit, pasi sipas tij, kjo i konvenon presidentit serb.

“I vetmi njeri që përfiton nga kjo fushatë është Aleksandër Vuçiq. Nuk e kuptoj këto mediet tona çfarë zori kanë. Nuk e kupton as Kadria, as Vjosa, as Isa, as Albini, askush. Nuk shkojmë më në zgjedhje, janë kryer zgjedhjet. Çfarë zori keni. Veç nëse i ka kapë siklet se çka po ia gjen zemrën Vuçiqit, po dojnë me ia ndihmu me ndonjë lajm të mirë prej këtu. E pakuptimtë’’, ka thënë sonte Haradinaj në Frontal.

01/29/2020 17:09

Inicident me helikopterin e Aleksandër Vuçiq