Lajme

Haradinaj telefonon Metën, i ofron ndihmën e pakushtëzuar popullit shqiptar

11/26/2019 08:39
nga:B. D

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj i ka shprehur solidaritetin Metës, ndërsa i ka ofruar ndihmën e pakushtëzuar të popullit të Kosovës për të ndihmuar Shqipërinë.

Haradinaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjenerali Rrahman Rama, Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizohen gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihme popullit shqiptar.

Postimi i tij i plotë:

Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta, të cilit i shpreha solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri. Kam kërkuar nga Gjenerali Rrahman Rama, Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme.

Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta, të cilit i shpreha solidaritetin dhe gatishmërinë e…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Lundi 25 novembre 2019

03/09/2020 21:29

Koronavirusi, Meta: Duhen fonde që situata të mos dalë jashtë kontrollit