Lajme

Haradinaj takon Veselin e Limajn

03/10/2020 15:30
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Haradinaj tha se ishte vlerësim i përbashkët se Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë.

Kreu i AAK-së tha se takimet konsultative me kryetarët e partive parlamentare do të vijojnë në ditët në vazhdim.

“Sot u kam dërguar nga një letër edhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe përfaqëuesve të Grupit Parlamentar 6 Plus”, përfundoi Haradinaj.

Në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën, sot kam zhvilluar një takim me kryetarin e…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mardi 10 mars 2020

 

04/02/2020 11:39

Limaj: Presidenti të shmangë mundësinë e zgjedhjeve, të respektojë Kushtetutën!