Lajme

Haradinaj takon O’Connell, e sigruron se po punon për krijimin e Qeverisë

06/14/2017 14:03
nga:A. R.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin britanik Ruairi O’Connell, të cilin e ka siguruar se është shumë i angazhuar në krijimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë ta ketë siguruar ambasadorin se po punon që të adresohen cështjet që kërkojnë zgjidhje urgjente.

 

Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me të cilin folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

E sigurova Ambasadorin O’Connell, për angazhimin maksimal timin dhe të partnerëve, për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit.

I përcolla mirënjohjen time për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetjen e Kosovës dhe proceseve të saj demokratike dhe njëkohësisht kërkesën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

01/17/2020 23:39

Haradinaj: Rama e Thaçi e vendosën Kosovën në “ruletë ruse”