Lajme

Haradinaj takon Apostolovën, bisedojnë për vazhdimin e partneritetit BE-Kosovë

01/22/2020 13:00
nga:B. D

Kryeminstri në detyrë Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Haradinaj përmes një shkrimi në “facebook”, tha se me Apostolovën biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe vazhdimin e partneritetit mes Kosovës dhe BE-së.

Postimi i plotë:

Prita sot në takim shefen e zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe vazhdimin e partneritetit në projektet e përbashkëta.

Theksova se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të vazhduar obligimet kontraktuale sipas MSA-së, në të gjitha etapat tona të funksionimit dhe se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, fakt ky që i mbetet BE-së të vendos në të drejtën tonë për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë!

RH

Prita sot në takim shefen e zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën biseduam për zhvillimet e fundit…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mercredi 22 janvier 2020

02/11/2020 18:21

BE mbledh me urgjencë ministrat e Shëndetësisë për koronavirus