Lajme

Haradinaj takohet me gazetarët ndërkombëtarë që po qëndrojnë në Kosovë

06/26/2018 13:52
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me një grup gazetarësh që përcjellin punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Të njëjtit janë duke qëndruar në Kosovë tash e sa ditë.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka njoftuar për bashkëbisedim me gazetarët duke thënë se focus I Qeverisë është zhvillimi i demokracisë përmes sundimit të ligjit.

Postimi i Haradinajt:

Në një bashkëbisedim të hapur me gazetarët e mediave prestigjioze ndërkombëtare në New York, që përcjellin punën e OKB-së dhe zhvillimet globale, zbërtheva rrethanat politike në vend dhe rrugën tonë të pashmangshme euro-atlantike. Fokus i Qeverisë së Kosovës është zhvillimi i demokracisë përmes sundimit të ligjit dhe ekonomisë prosperuese.

02/03/2020 20:01

Vjosa Osmani mendon edhe për gazetarët: Do të bëjmë kushte më të mira edhe për ju