Lajme

Haradinaj-Stublla falënderon Norvegjinë për ndihmën në menaxhimin e pandemisë

07/07/2020 17:13
nga:Y I

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj – Stublla e ka zhvilluar një videokonferencë me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grøndahl.

Kryediplomatja kosovare e falënderoi ambasadorin Grøndahl për ndihmën me ventilatorë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës, si dhe ndihmat tjera për menaxhimin e situatës së pandemisë Covid-19.

“Me mirënjohje e falënderim për të gjithë përkrahjen e Norvegjisë ndaj Republikës së Kosovës, e rikonfirmova nevojën për thellimin e bashkëpunimit tonë bilateral, duke çuar përpara agjendat tona ekonomike e politike”, ka deklaruar ajo.