Lajme

Haradinaj: Sllovenia mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës

06/05/2025 19:52
nga:G B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë, në shënim të Ditës së Republikës sllovene.

Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se ambasadores Minca Benedejçiq i shprehi mirënjohjen për mikpritjen, si dhe për përkushtimin e saj në forcimin e lidhjeve të ngushta mes dy vendeve.

“Sllovenia mbetet një partnere dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Haradinaj.