Lajme

Haradinaj: Shqiptarët ishin më meritorët për shpëtimin e hebrenjve

11/09/2017 12:18
nga:A K

Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj sot në Bibliotekën Kombëtare është hapur ekspozita e fotografive dhe dokumenteve dhe promovimit të librit Rrugëtimi -Joruney i autorëve Skëndrer Asani dhe Albert Ramajt.

Me këtë rast Haradinaj, tha se shqiptarët ishin më meritorët për shpëtimin e hebrenjve.

“Besojmë se përmes autorëve Skender Asani dhe Albert Rama dhe punës së tyre shkencore është veprimi më i mirë për dhënë mesazhe paqeje dhe harmonizimit”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Në këtë promovim për të pranishmit është shfaqur edhe një video mesazh i ambasadores së Izraelit në Beograd.

Ruzhdi Shkodra kryetar i shoqatës “Izrael” me këtë rast deklaroi se sot në promovimin e veprës lexuesve u sillet një fakt i luftës së Dytë Botërore për mbrojtjen e hebrenjve.

Mehmet Prishtina recenzent, tha se sot po promovohet një e dhënë e jetesës së përbashkët me hebrenjtë.

Autori i librit, Skender Asani tha se rrugëtimi dy popujve shqiptarëve dhe hebrenjve ka qenë identik, ku me bujari dhe krenari shqiptarët shpëtuan popullin hebrenj.

11/20/2017 17:39

Ky është personi i vetëm që kryeministri Haradinaj, e ndjek në instagram (FOTO)