Lajme

Haradinaj shkon për ngushëllime te familjet e Haxhi Shalës dhe Jakup Krasniqi

10/08/2024 19:11
nga:G B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të Haxhi Shalës, dhe ka shprehur ngushëllime tek familja e Jakup Krasniqit për vdekjen e vëllait të tij.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se ndjehet keq që Shala dhe Krasniqi nuk patën mundësi të marrin pjesë në varrim, për shkak të paraburgimit në Hagë.

”Xheladin Shala ishte një burrë i nderuar, një atdhetar i vërtetë dhe një shembull i virtyteve më të mira të popullit tonë. Ai i përkiste brezit që sakrifikoi shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Poashtu, me bashkëpunëtorë në Negroc ngushëlluam familjen Krasniqi, pas ndarjes nga jeta të Azem Krasniqit, vëllaut të bashkëluftëtarit Jakup Krasniqi”.

“Humbja e një familjari është një dhimbje e pakrahasueshme, veçanërisht në situatën në të cilën gjenden sot Haxhiu e Jakupi. Ndaj dhembjen me familjet Shala dhe Krasniqi, në këto momente shumë emocionale ta”, ka thënë Haradinaj.