Lajme

Haradinaj shkon në Teqe

08/20/2019 19:13
nga:Blerim Halili

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka vizituar sot Teqen e Halvetive në Prizren, njofton Gazeta Blic.

“Mikpritje sipas tradites shqiptare nga Shejh Abedin Shehu, në Teqen e Halvetive në Prizren”, ka thënë Haradinaj.

“Shejh Abedini dhe qytetarët e kësaj treve e njohin më së miri peshëm e sakrificës në përpjekje për t’iu bërë ballë sfidave dhe për të qëndruar të paluhatur në tokën e tyre, për shtet e dinjitet”, është shprehur më tutje Haradinaj./Gazeta Blic