Lajme

Haradinaj: Shkëlqimi i artë i Akil Gjakovës dhe e bronzta për Distrian na bënë sot krenarë

02/10/2018 20:30
nga:D.I

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka uruar dhe falënderuar xhudistët, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, raporton Gazeta Blic. 

Haradinaj ka thënë se ky brez i ri i vajzave e djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri në jubileun e dhjetë të Pavarësisë duke e ngritur lartë flamurin e Kosovës kudo në botë.

Postimi i plotë i Haradinajt: 

Shkëlqimi i artë i Akil Gjakovës dhe e bronzta për Distrian na bënë sot krenarë. Ky brez i ri i vajzave e djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri në jubileun e dhjetë të Pavarësisë duke e ngritur lartë flamurin e Kosovës kudo në botë. Akil Gjakova e Distria Krasniqi urime dhe falemnderit.
Urime Kosovë!

RH

02/22/2018 22:50

​Ky është fjalimi që Haradinaj do të mbante sot në Kuvend