Lajme

Haradinaj sërish tregon përgjigjën e tij ndaj Erdoganit!

04/04/2018 21:08
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj edhe sonte ka komentuar deportimin e shtetasve turq.

Gjatë emisionit ‘Debat+’, Haradinaj ka thënë se punët e Kosovës do t’i kryej pa e pyet Turqinë.

“Nuk jam përzier në punët e Turqisë, punët e Kosovës do t’i kryej pa i pyet ata, nuk i njoh shumë mirë zhvillimet atje. Qytetarët e Kosovës nuk janë budallenj ata dinë me gjyku. Në shtëpinë tem ka ndodhë diçka e pahijshme, kam vepruar ashtu siç është dashtë me Kushtetutë”, është shprehur kryeministri, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë se nuk mund ta shantazhojë askush përpos së drejtës.

“Nuk mund të jap shpinë për hatër të një miku”, ka shtuar Haradinaj.

Sa i përket numrave të koalicionit qeverisës, ai ka thënë se tani ka më shumë sesa ka pas më herët.

“Që nga koha e proceseve që i kam kalu kam marrë plotë mbështetje të Grupeve Parlamentare”.

01/18/2020 23:30

Erdogan paralajmëron Evropën