Lajme

Haradinaj: Serbia me propagandat e saj po punon intensivisht t’a paraqesë Kosovën si vend jo stabil

12/06/2018 11:21
nga:L H

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës iu është përgjigjur propagandave të Beogradit zyrtar se Kosova është një vend destabilizues në rajon, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka folur për deklaratat e zyrtarëve serbë të cilët gjatë ditës së djeshme thanë se formimi i ushtrisë së Kosovës do e destabilizonte rajonin.

Haradinaj tha se Serbia është duke bërë çmos që ta paraqesë Kosovën si vend jo stabil dhe se ajo po punon intensivisht për ta paraqitur Kosovën si një vend i dalë prej kontrollit.

“Serbia është mobilizuar në një narrativ të vetin duke e paraqitur Kosovën që do ti zgjedhë problemet me kryeneçësi dhe mos-dëgjueshmëri edhe politike edhe të sigurisë. Për peshën e politike dhe të sigurisë argumentohet se nuk ka përmbushë marrëveshjet e Brukselit dhe shfrytëzon masën e produkteve serbe. Serbia punon intensivisht me e paraqitë Kosovën si një vend i dalur prej kontrollit” tha Haradinaj.

Ai tha se formimi i ushtrisë dhe mbajtja e seancës më 14 dhjetor është çështje e brendshme .

“Populli është mirë ta kuptojë që kemi interes për stabilitet, na kanë humbur disa hapa. Krijimi i ushtrisë në javën që vjen, është proces i brendshëm sovran i vendit dhe në përputhje me Kushtetutën tonë” tha Haradinaj./Gazeta Blic