Lajme

Haradinaj: Sa është ora? Nuk e paskam askënd këtu!

12/07/2017 19:03
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të largojë nga puna asnjë nga punonjësit e administratës.

Ky qëndrim i Haradinajt, ka ardhë pas akuzave të deputetit të VV-së, Arbër Rexha i cili tha se administrata e qeverisë është mbipopulluar me numrin e punëtorëve.

“Administratët nuk kam me ngucë dhe asnjë nuk ka me largu nga puna, janë të LDK-së, janë të PDK-së dhe asnjë nuk ka me largu”, tha Haradinaj, para deputetëve.

Tutje, duke ironizuar me Vetëvendosjen, si parti fituese në Komunën e Prishtinës, Haradinaj ka thënë se ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për t’i punësuar militantët e saj. E ngjashëm thotë të ketë vepruar edhe vet ai, aty ku ka pasur mundësi.

“Vetëvendosje në Prishtinë ka punësuar të gjithë militantët e saj, përveç Gent Begollit që ka qenë i një partie tjetër. Këtë komunë e keni pas edhe aty jeni punësu 400 vetë. Ne ku kemi pas mundësi me punësu, kemi punësu, dhendrin e kam punësu qatje larg”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Vlenë të ceket se Burri i motrës së kryeministrit Ramush Haradinaj, Liridon Dërvishaj, është zgjedhur njeriu që do t’i menaxhojë paratë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, institucion ky që do të ketë të hyrat më të mëdha në Kosovë pas Doganës e Administratës Tatimore.

Pas replikave me deputetin Rexha, Haradinaj është ndjerë i vetmuar për disa çaste, pasi që në sallë ndodhej vetëm një nga anëtarët e Qeverisë.

“Sa është ora, a të autorizoi dike për të folur para jush. Nuk e paskam askënd”, tha ai duke qeshur.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duke u larguar nga seanca e sotme.

Seanca për shqyrtimi i programit të Qeverisë 2017-2021 u ndërpre për të vazhduar nesër me fillim nga ora 10:00. /Gazeta Blic/