Lajme

Haradinaj rikujton se aspiratë e popullit të Kosovës është anëtarësimi në NATO

03/05/2020 16:04
nga:E Sh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se synim kryesor i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në NATO.

Ai në ditën e parë të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se Ushtria e Kosovës është kulmim i aspiratës së kosovarëve për liri.

“Ushtria e Kosovës sot, kur jemi shtet i pavarur dhe sovran, është padyshim kulmimi i sakrificës sonë shumëvjeçare për liri. Baza e gjithë arritjeve tona është lufta çlirimtare e UÇK-së, për të cilën të gjithë jemi krenarë. Tash na mbetet të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s, që është aspiratë e popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, shoqëruar nga disa fotografi nga aktivitetet e sotme.

03/05/2020 16:14

Lahi Brahimaj: Epopeja e UÇK-së, përshkrimi më i mirë i sakrificës e atdhedashurisë