Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të tre personave për vrasjen në Gllogjan, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj në reagimin e tij ka thënë se ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.
“Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve” shkruan ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Konfirmon Prokuroria: Arrestohen tre persona për vrasjen në Deçan, ndalohen për 48 orë