Lajme

Haradinaj: Qeveria jonë mori vendimin historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës e cila lindi nga gjaku i derdhur!

12/14/2025 10:09
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 7-vjetorin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si vendimin më të rëndësishëm të Qeverisë që ai drejtoi, të marrë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton GazetaBlic.

Haradinaj theksoi se Ushtria e Kosovës është akt historik që vulosi sovranitetin, sigurinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes.

7 vite guxim, 7 vite krenari, 7 vite Ushtria e Kosovës krah nesh!

Vendimi më i rëndësishëm i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte krijimi i Ushtrisë së Kosovës, një akt historik që vulosi sovranitetin dhe sigurinë e shtetit tonë.

Ushtria e Kosovës lindi nga gjaku i derdhur, nga bekimi i nënave, nga hapat e luftëtarëve që nuk u kthyen kurrë, por na lanë lirinë amanet.

E bëmë ushtrinë.
E bëmë shtetin më të sigurt.
E bëmë Kosovën më të fortë.