Lajme

Haradinaj: Qeveria e papërgatitur në rast se përshkallëzohet situata

03/16/2020 12:15
nga:Norë Kelmendi

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja përshkallëzohet.

Sipas tij, duhet të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë.

Postimi i Ramush Haradinajt:

Situata me virusin COVID-19 është në pikën alarmante. Qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja përshkallëzohet.

Menjëherë të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë dhe trajtim mjekësor duke u shërbyer me planin operativ i cili është aplikuar me rastin e tërmetit në Shqipëri, ku u strehuan të prekurit atje.

Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes nga ky virus e jo të kopjojë plane të cilat nuk përkojnë me kapacitetet dhe specifikat tona!

Situata me virusin COVID-19 është në pikën alarmante. Qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Lundi 16 mars 2020

04/05/2020 23:06

145 të infektuar nga virusi në Kosovë, Malisheva komuna më e prekura!