Lajme

Haradinaj: Qëndrimi i AAK-së është të ecim përpara me Amerikën

03/12/2020 16:02
nga:Norë Kelmendi

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shpalosur detaje, të konferencës së unitetit e cila u mbajt sot.

Haradinaj u shpreh se AAK-ja është i qëndron prapa mendimit se Kosova duhet të ecë me Amerikën si prijëse e dialogut dhe marrëveshjes përfundimtare.

Shkrimi i plotë:

Sot kam iniciuar takimin e parë për Konferencën e Unitetit për Dialog, që të bashkohemi ne, të gjithë udhëheqësit e partive politike parlamentare në një vend, në një kohë, që të flasim për sfidat që na presin.

Prezent në këtë takim të parë ishin kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike parlamentare, ku munguan përfaqësuesit e LDK-së dhe Listës Srpska. Kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa më ka njoftuar paraprakisht se për shkak të disa zhvillimeve nuk mund të jetë pjesë e këtij takimi. Ishte një diskutim i hapur dhe shumë i sinqertë i të gjithëve dhe i falënderoj liderët për pjesëmarrjen. Sot u pa një dëshirë e të gjithë përfaqësuesve që të ketë përafrim qëndrimesh dhe për mua kjo është shumë e rëndësishme.

Qëndrimi im dhe i AAK-së është se ne duhet të ecim me Amerikën si prijëse e dialogut për një marrëveshje përfundimtare Kosovë – Serbi.

RH

05/28/2020 23:21

Ramush Haradinaj: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha palët ta respektojnë vendimin