Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar listën e kandidatëve të partisë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar nevojën për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis që mbrojnë interesin publik.
Sipas vendimit të Këshillit Drejtues, 1/3 e kandidatëve janë radhitur sipas votës nga zgjedhjet e kaluara, ndërsa 2/3 janë përzgjedhur me short.
Haradinaj ka shtuar se secili kandidat ka vlerë dhe meriton votën e qytetarëve, duke përfunduar me thirrjen: “Aleanca, krah teje!”


