Lajme

Haradinaj pret në takim zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan, bisedojnë për partneritetin SHBA-Kosovë

01/23/2020 10:46
nga:B. D

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim, zëvendës ndihmës sekretarin amerikan, Jorgan Andrews, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj përmes një shkrimi në “facebook” ka thënë se me Andreës ka biseduar lidhur me partneritetin mes dy vendeve, Kosovë-ShBA, si dhe për fuqizimin e sektorit të sigurisë.

Shkrimi i plotë:

Prita sot në takim, Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit z. Jorgan K. Andrews, me të cilin biseduam për partneritetin e Kosovës me ShBA-të, në luftë kundër trafikimit të narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupcionit.
Theksova se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në fuqizimin e sektorit të sigurisë, veçmas duke forcuar Policinë, Prokurorin dhe Gjykatat dhe është partner i denjë edhe për operimet globale në këtë fushë.

E falënderova z. Andrews për ndihmën e pakursyer që ShBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në forcimin e institucioneve të vendit dhe kërkova nga ai që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve tona, karshi përgjegjësive të përbashkëta.

Kosova ka arritur të ndërtoj institucione kredibile dhe të avancojë në profilizimin e tyre, falë edhe partneritetit me ShBA-të dhe sot jemi të gatshëm të qëndrojmë në krah me vendet aleate, në sigurimin e paqes dhe stabilitetit, jo vetëm për qytetarët tanë!

RH

Prita sot në takim, Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Jeudi 23 janvier 2020

01/22/2020 10:49

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së nesër viziton Kosovën