Lajme

Haradinaj premton lehtësime për prodhuesit e qumështit

11/12/2017 15:40
nga:M H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, kryesuar nga Besim Kuqi, e cila numëron rreth 2500 fermerë.

Me këtë rast, ata e njoftuan kryeministrin Haradinaj për gjendjen në këtë sektor, për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët, sidomos ata që merren me prodhimin e qumështit.

Kryeministri Haradinaj tha se është angazhuar që t’i mbrojë interesat e të gjithë prodhuesve dhe përpunuesve vendorë, sepse të gjithë janë të këtij vendi dhe bashkërisht duhet angazhuar që Kosova të vendoset në binarë.

Kryeministri Haradinaj është zotuar se nga nesër do të fillojë punën për krijimin e lehtësirave për prodhuesit e qumështit.

Ndërkaq, prodhuesit e qumështit besojnë se me punën dhe angazhimin e kryeministrit Haradinaj, problemet në sektorin e qumështit do të zgjidhen shumë shpejtë dhe për ta do të krijohen lehtësira në sektori e prodhuesve të qumështit.

11/20/2017 17:39

Ky është personi i vetëm që kryeministri Haradinaj, e ndjek në instagram (FOTO)