BLIC.TV

Haradinaj: Po luhet me ndjenjat e shqiptarëve të Luginës

11/16/2018 22:14
nga:Gazeta Blic

Sonte i ftuar në “Blic Intervieë” me Astrit Gashin, është ish- luftëtari i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe aktualisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.

Duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve, ai ka thënë se po luhet me ndjenjat e qytetarëve të Luginës së Preshevës.

“Dhe nuk duhet të luhet me ndjenjat e qytetarëve të Luginës së Preshevës në këto raste, sepse edhe ne si deputet, por edhe si kauzë e të kaluarës, nuk po ndjehemi mirë kur edhe unë personalisht duhet të them se jam kundër bashkimit të Luginës së Preshevës. Ne nuk jemi kundër bashkimit të Luginës, por nuk jemi të gatshëm të japim territore, për të cilat ne vetë e kemi shpallur pavarësinë me 17 të vitit 2008”, tha Haradinaj.

Sipas tij, deputetët duhet të jenë kujdestar të asaj deklarate të pavarësisë dhe të Kushtetutës.

I pyetur se për çka saktësisht po diskuton presidenti Thaçi, ai tha se nuk e di saktësisht.

“Asnjë element në tavolinë, as dy rreshta të shkruar nuk i kam parë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, idetë sikurse shkëmbimi i territoreve janë ‘ballona’ politik, se sa diçka konkrete.

“Edhe ideja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, i tejkalon edhe kompetencat e Republikës së Kosovës. Pse atëherë shqiptarët e Maqedonisë, ata të Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi, duhet të rrijnë duarkryq. Kjo shkon përtej një niveli Kosovë- Serbi”, tha ai.

12/09/2018 13:46

Presidenti Hashim Thaçi gjen kohë për t’u relaksuar, ja cili është vendi që ai ka zgjedhur!