Lajme

Haradinaj: Po konfirmohet e ardhmja evropiane

05/17/2018 11:33
nga:Q F

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Samiti i Sofjes është i një rëndësie të njejtë sa ai i Selanikut i viti 2003.

Haradinaj ka thënë se janë unik  në këtë samit për ti thënë po partneritetit dhe integrimit.

Ai ka thënë se Kosova mbetet partner serioz në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në ndërtimin e perspektivës europiane të rajonit raporton GazetaBlic.

“Unik t’i themi po partneritetit dhe integrimit, në Samitin historik të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Sofje, ku po konfirmohet e ardhmja evropiane e rajonit.

Në këtë Samit, më të rëndësishmin që nga Samiti i Selanikut të vitit 2003, po marr pjesë bashkë me Presidentin Thaçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Fuqizimi i lidhjeve përbrenda rajonit është jetike për të ardhmen tonë të përbashkët. Me liderët e BE-së dhe partnerët ballkanikë, diskutuam hapur për progresin e arritur në shtetet tona veç e veç, si dhe ndërlidhjet infrastrukturore dhe digjitale.

Kosova mbetet partner serioz në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në ndërtimin e perspektivës europiane të rajonit.” ka shkruar Haradinaj në rrjetin social facebook.

Të gjithë krerët evropian tashmë kanë arritur në sallën ku po mbahet samiti i Bashkimit Evropian.

Koha momentale po shfrytëzohet për biseda mes krerëve, dhe komisionarëve evropian dhe diskutime të ndryshme.

Udhëheqësit e BE-së dhe vendet partnere do të diskutojnë lidhjen rajonale në aspektin e transportit, infrastrukturës, energjisë, infrastrukturës digjitale, arsimit dhe të tjera.

Sesioni po organizohet nga kryeministri Bojko Borisov dhe kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk./GazetaBlic/