Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka uruar ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi, për marrjen e detyrës së re, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj e ka përshëndetur vendimin për emërimin e kirigut Latifi në krye të Shëndetësisë dhe i ka uruar sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
Shkrimi i plotë:
Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë.
I uroj sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
RH