Lajme

Haradinaj përkujton të rënët e para 21 vjetësh

01/24/2020 12:44
nga:Norë Kelmendi

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka përkujtuar martirët e rënë në fshatin Rakovinë, para 21 vjetësh, shkruan GazetBlic.

Në këtë fshat ishin vrarë edhe dy fëmijë 12 dhe 11 vjeç.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

“Armiku ishte i pamëshirshëm e nuk kurseu as gra e fëmijë. Me 24 janar 1999 u ekzekutuan mizorisht Shaban Kelmendi nga Rakovina, me fëmijët Besimin (12 vjeç) e Haxhiun (11 vjeç) dhe Hysen Kurti nga Cermjani me gruan e tij, Sanijen. Fati i këtyre familjeve shqiptare i goditi edhe shumë të tjera. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë tonë. Lavdi”.

02/17/2020 10:04

Haradinajt dhe përfaqësuesit e AAK-së bëjnë homazhe tek Rugova e Zahir Pajaziti